Kush është Bonez, reperi gjerman me të cilin thuhet se është në lidhje Loredana?
Po flitet se pas ndarjes nga Mozzik, Loredana Zefi ka nisur një lidhje dashurie me reperin gjerman.
ShowBiz
Loredana Zefi përveç sukseseve në muzikë ka arritur të bëhet emri më i komentuar në media shkak i jetës private, shkruan lajmi.net.
Lidhja me reperin Mozzik, linja e vajzës Hana e më pas ndarja mes çiftit, kanë qenë ndër temat më të komentuara në media e publik.
Së fundmi po flitet se tashmë Loredana është në lidhje me dikë tjetër dhe bëhet fjalë për reperin gjerman, Bonez MC.
Por kush është ai?
Bonez MC është reperi dhe producent gjerman. Ai është themelues i grupit 187 Strassenbande bashkë me reperët Gzuz, Maxwell, LX, Sa4 dhe Jambeatz.
Bonez MC është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës gjermane, ku 3 prej albumeve të tij kanë statusin e artë dhe një prej tyre është edhe platin.
Duke qenë kaq i suksesshëm jeta e tij është përtej luksit, ku dhe e shfaqë mjaftueshëm edhe në rrjetet sociale.
Kujtojmë se asnjëri nuk e kanë konfirmuar e as mohuar se ka diçka të re mes tyre, mirëpo duke qenë se po flitet shumë kudo, pritet edhe ndonjë reagim i tyre./Lajmi.net/



