Transporti hekurudhor në alarm: Udhëtarët paksohen, mallrat nuk lëvizin
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin mars 2026. Sipas komunikatës, në transportin hekurudhor, numri i udhëtarëve në muajin mars 2026 ishte 6 844, që përbën një ulje prej 5,1 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa, për transportin e mallrave përmes hekurudhës në…
Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin mars 2026.
Sipas komunikatës, në transportin hekurudhor, numri i udhëtarëve në muajin mars 2026 ishte 6 844, që përbën një ulje prej 5,1 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa, për transportin e mallrave përmes hekurudhës në këtë muaj nuk u regjistrua asnjë aktivitet.
Në transportin ajror, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 082, ose 1,7 % më shumë sesa në mars 2025, ndërsa numri i udhëtarëve ishte 338 528, që tregon një rritje prej 5,9 %.
Në fushën e telekomunikimit, numri i përdoruesve të telefonisë fikse ishte 69 418, me një rritje prej 2,8 %, ndërsa trafiku i realizuar ra për 3,6 %. Përdoruesit e telefonisë mobile me parapagim ishin 1 523 630, ndërsa ata me kontratë 321 455, që përbën rritje përkatësisht prej 2,31 % dhe 2,42 %.
Komunikata e plotë:
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin mars 2026.
Rritet numri i përdoruesve të telefonisë mobile me kontratë, në muajin mars 2026
Ky publikim statistikorë paraqet të dhëna statistikore me bazë mujore për transportin ajrorë, hekurudhorë dhe telekomunikimin.
Transporti Ajror
Në muajin mars 2026, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 082, ose 1,7 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i udhëtarëve në total ishte 338 528 ose 5,9 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (mars 2025).
Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në % Mars 2026 /Mars 2025

Transporti Hekurudhor
Në muajin mars 2026, numri i udhëtarëve në hekurudha ishte 6 844 ose (-5,1 %) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërsa, mallra të transportuar përmes hekurudhës nuk kishte në këtë muaj.
Telefonia Fikse
Në muajin mars 2026, numri i përdoruesve në rrjetin e telefonisë fikse ishte 69 418 me një rritje prej 2.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 881 577, me një rënie prej (-3,6 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Përdoruesit dhe trafiku i realizuar në telefoninë fikse në % Mars 2026 / Mars 2025
Telefonia Mobile
Në muajin mars 2026, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 523 630 ose 2,31 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 321 455 mije ose 2,42 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Përdoruesit e telefonisë mobile në % Mars 2026 / Mars 2025
/lajmi.net/