Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq
Këngëtarja Vanesa Sono është larguar përfundimisht nga Ferma Vip. Në një televotim që nisi që prej ditës së hënë, publiku vendosi që Sara të ishte fermerja e parë që do të shpëtonte, për tu pasuar më pas nga Blerina. Dy të fundit që ngelën ishin Henri dhe Vanesa, ku rezultoi se kjo e fundit ishte…
ShowBiz
Këngëtarja Vanesa Sono është larguar përfundimisht nga Ferma Vip.
Në një televotim që nisi që prej ditës së hënë, publiku vendosi që Sara të ishte fermerja e parë që do të shpëtonte, për tu pasuar më pas nga Blerina.
Dy të fundit që ngelën ishin Henri dhe Vanesa, ku rezultoi se kjo e fundit ishte më pak e votuara. Pas rezultatit, Indri, me të cilin Vanesa krijoi një lidhje, u përlot. Të prekur nga largimi i saj kanë qenë edhe një pjesë e fermerëve të jerë, me të cilët këngëtarja ka ndarë një pjesë të mirë të kohës gjatë qëndrimit në Ferma Vip.
“E kam pasur një ndjesi të çuditshme sot gjithë ditën. Faleminderit që këto ditë kam gjetur njerëz që më kanë dhënë dashuri e mirësi, kam gjetur dashurinë. Ju dua shumë”, tha Vanesa para fermerëve, para se të largohej.
“Jam keq. Nuk e prisja”, tha Indri.