Vritet roja në “Albi Mall”, po pengonte një grabitje

Sot rreth në orët e para të mëngjesit tre persona kanë hyrë në qendrën tregtare ‘Albi Mall’ dhe kanë vrarë një person që ka punuar si roje sigurimi.

Lajme

30/03/2015 07:54

I plotësuar:  Rasti ka ndodhur në katin e tretë të “Albi Mall”, ku roja e qendrës tregtare e ka parë grabitësin duke tentuar të vjedhë një kasafortë me të holla, dhe me ç’rast në tentim për ta penguar grabitësin, ky i fundit e ka qëlluar për vdekje, kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.

Viktima mësohet të jetë 44- vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se ai ka ndodhur rreth orës 1:30 pas mesnatës, kur edhe është pranuar informata se në atë lokacion është duke u bërë një vjedhje në proces, dhe se një person ka marrë plagë në gjoks.

Ndërsa nga mjeku i emergjencës është konfirmuar vdekja, dhe njësitë relevante, sipas zëdhënësit Hoxha, kanë ndërmarrë veprimet fillestare.

“Policia me të arritur në vendin e ngjarjes ka intervistuar disa persona dëshmitar. Hetimet me rastin janë duke vazhduar”, ka thënë ai.

_________________________________

Sipas burimeve të KosovaPrres, që të tre personat kanë qenë të maskuar dhe janë takuar në katin e tretë të kësaj ndërtese.

Ende nuk ka të dyshuar për këtë vrasje.