Demolohet një banesë në Prishtinë, dyshohet se u vodhën gjësende personale – arrestohet një grua

Një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është demoluar, ndërsa nga aty janë vjedhur disa gjësende personale. Rasti është raportuar më 30 tetor nga një grua kosovare, e cila ka deklaruar se gjatë kohës sa ndodhej jashtë vendit, banesa e saj ishte demoluar dhe nga ajo ishin marrë sende personale. Sipas raportit policor, lidhur…

Lajme

31/10/2026 09:10

Një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është demoluar, ndërsa nga aty janë vjedhur disa gjësende personale.

Rasti është raportuar më 30 tetor nga një grua kosovare, e cila ka deklaruar se gjatë kohës sa ndodhej jashtë vendit, banesa e saj ishte demoluar dhe nga ajo ishin marrë sende personale.

Sipas raportit policor, lidhur me rastin dyshohet një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila është arrestuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë periudhës 23–26 tetor 2026.

Raporti i plotë: 

Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 23-26.10.2026- NN. Me 30.10.2026 ankuesja femër kosovare, ka raportuar deri sa ka qenë jashtë vendit, banesa e saj ishte demoluar dhe nga aty ishin vjedhur gjëra të saj personale. Dyshohet se kjo është kryer nga një femër shtetase e Maqedonisë e cila është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/