“Shteti do të japë llogari”, sot mbahet përsëri protestë në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë që janë vrarë

Qytetarët do të mblidhen sot, në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të protestuar dhe për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë që janë vrarë. Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili ka njoftuar se pas tubimit në shesh, protestuesit do të marshojnë drejt…

Lajme

31/10/2026 08:10

Qytetarët do të mblidhen sot, në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të protestuar dhe për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë që janë vrarë.

Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili ka njoftuar se pas tubimit në shesh, protestuesit do të marshojnë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi qytetar nuk do të ndalet me këtë protestë, por do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari”, thuhet në thirrjen e Kolektivit, i cili u ka bërë apel qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës./lajmi.net/