Mourinho flet pas ndeshjes
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ishte përsëri i irrituar me gjyqtarin kryesor të takimit, në humbjen ndaj Tottenhamit. Ai gjithashtu ka pranuar se sulmi i Tottenhamit ishte me të vërtetë i frikshëm.
Sport
Mourinho ka pranuar se sulmi i skuadrës së Tottenhamit ishte thjesht i frikshëm, duke mos lënë këtu pa përmendur dhe gjyqtarin kryesor të takimit, i cili nuk dha një penallti të pastër në favor të Bluve kur rezultati ishte 1-0.
“Nuk ishte e lehtë për mbrojtësit e mirë që të luajnë kundër një Chadli shumë të mirë e sidomos kundër një lojtari të shkëlqyer si Harry Kane”, tha Mourinho.
“Kur ju pranoni pesë gola është e vështirë për të marrë nje rezultat pozitiv, mirëpo ne shënuam tre gola dhe kishim raste për të shënuar gola tjerë”.
“Të dy skuadrat ishin shumë të lodhura, dhe pjesa e fundit e ndeshjes ishte e thyer. Në këtë fazë ka mundur të ketë më shumë gola”.
“Në hapësirë kohore pre tre ditëve, ne jemi dëmtuar tmerrësisht shumë nga gjyqtarët, me dy vendimet e tyre të pabesueshme. Sidoqoftë, nuk dua të flas shumë për këtë gjë pasi mund të dënohem”.
“Ne kemi bërë disa gabime individuale në mbrojtje, mirëpo kur e kishim topin në posedim atëherë ishim çdo herë të rrezikshëm”.
“Njerëzit që e duan futbollin duhet ta duajnë edhe Hazardin, mirëpo ai vazhdon të dëmtohet nga kundërshtarët dhe nuk mbrohet fare nga gjyqtarët të cilët nuk bëjnë kurfarë reagimi.