Probleme te Reali, Mendy në dyshime ndaj PSG-së

Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy raportohet të jetë në dyshime për takimin ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/02/2022 17:35

“Los Blancos” do përballen me “Parisienët” me 15 shkurt në “Parkun e Princave”, transmeton lajmi.net.

Që nga shërimi në fillimin e sezonit, 23-vjeçari ka zhvilluar afërsisht çdo ndeshje, 21 në të gjitha garat.

Sidoqoftë, Marca, raporton se francezi ka probleme muskulore, gjë që mund të ndikojë të mungojë në ndeshjen e parë në Paris.

Mendy gjithashtu pritet të mungojë nesër ndaj Athletic Bilbao, në rast që dështon në testimet e fundit.

Përpos Mendy, Ancelotti në këtë sfidë të Kupës së Mbretit, do jetë edhe pa yjet si Karim Benzema, Mariano Diaz, Marco Asensio dhe Dani Carvajal./Lajmi.net/