Goditje e rëndë për City: Walker mungon tri ndeshje në Champions League
Manchester City ka marrë goditje të rëndë nga UEFA.

Sport
UEFA sot ka shqyrtuar çështjen e kartonëve të kuq dhe ka caktuar masat e dënimeve për lojtarët.
Nico Barella i Inter u dënua me dy ndeshje mos-lojë, kurse akoma më keq qëndron puna për Kyle Walker.
Walker është dënuar me tri ndeshje mos lojë, pas kartonit të kuq ndaj Leipzig, përcjell lajmi.net.
Ndëshkimi me të kuq i Walker është konsideruar si ‘sulm’ ndaj kundërshtarit.
Guardiola do të duhet të bëjë kalkulimet e tij pa Kyle Walker, në ndeshjen ndaj Sporting Lisbonës. /Lajmi.net/