I papërmbajtshëm Bruno Fernandes, tallet keq me UEFA

Bruno Fernandes nuk është kursyer aspak në raport me UEFA.

Sport

13/12/2021 17:18

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka bërë sot një gabim trashanik gjatë tërheqjes së shortit.

Shorti për 1/16 e finales së CHampions League duhej të zhvillohej për herë të dytë, pas disa gabimeve teknike.

Pasi u caktuan çiftet zyrtarisht, Bruno Fernadnes i Manchester United nuk ka kursyer batutat në raport me UEFA, përcjell lajmi.net.

“Në çfarë ore mbahet raundi i tretë i shortit”, ka shkruar Bruno Fernandes në Twitter.

Manchester United në raundin e parë tërhiqej kundër PSG, kurse në raundin e dytë dhe zyrtarisht tashmë do të ketë përballë Atletico Madrid. /Lajmi.net/