Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, dyshohet për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit, Jeff Reine-Adelaide u dërgua me urgjencë në spital pasi u rrëzua dhe kaloi dhjetë minuta pa ndjenja në fushë. Gjithçka ndodhi gjatë ndeshjes mes klubit të tij Molenbeek dhe Charleroi në ligën belge, ku Adelaide mbeti pa ndjenja pasi u godit në fytyrë me një top nga afërsia. Mesfushori francez…

Sport

05/05/2024 22:29

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit, Jeff Reine-Adelaide u dërgua me urgjencë në spital pasi u rrëzua dhe kaloi dhjetë minuta pa ndjenja në fushë.

Gjithçka ndodhi gjatë ndeshjes mes klubit të tij Molenbeek dhe Charleroi në ligën belge, ku Adelaide mbeti pa ndjenja pasi u godit në fytyrë me një top nga afërsia.

Mesfushori francez (26 vjeç) qëndroi në tokë për dhjetë minuta, ndërsa stafi mjekësor e ndihmonte, e ku komentuesit fillimisht menduan se ai kishte thyer dhëmbë.

Megjithatë, trajneri i Molenbeek, Yannick Ferrera zbuloi se kishte frikë se ai mund të kishte pësuar një hemorragji në tru.

“Jeff ishte pa ndjenja për dhjetë minuta. Kemi frikë nga gjakderdhja në tru”, ka thënë ai.

Tani priten analizat e detajuara të tregojnë seriozitetin e dëmtimit të tij.

Si lojtar i Arsenalit, francezi kaloi dy vjet në Londër midis viteve 2016 dhe 2018. Ai kurrë nuk u paraqit në Ligën Premier, por bëri tetë paraqitje në FA Cup dhe League Cup.

Pas kësaj, ai luajti për Angers, Lyon, Nice dhe Troyes, dhe në fillim të këtij sezoni ai iu bashkua ekipit belg RWD Molenbeek.