Toni Kroos komenton shortin ndaj PSG: Kundërshtari më i vështirë që mund të kishim

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, ka dhënë komentet e tij për shortin e sotëm të Champions League.

Sport

13/12/2021 23:22

Real Madrid është vënë përballë skuadrës së Paris Saint Germain, skuadër kjo që sipas Kroos ishte më e vështira që mund t’i binte.

Gjermani ka thënë se do të jetë ndeshje e rëndësishme dhe e nevojshme për skuadrën, pasi në këtë garë luhet kundër më të fortave.

“Kundërshtar shumë interesant për raundin tjetër, më i vështiri kundërshtar që mund të kishim përballë, nga kundërshtarët e mundshëm, por kjo është loja për të cilën luajmë”, ka thënë Kroos, transmeton lajmi.net.

“Ne po shohim para për këto ndeshje, shumë kualitet në fushë”, ishin fjalët e tij.

Kroos synon trofeun e radhës në Champions League me Real Madrid, pasi fitoi tre sosh radhazi. /Lajmi.net/