Datat e ndeshjeve të 1/16 në Champions League: PSG – Real Madrid një ditë pas Shën Valentinit

Pas tërheqjes së shortit për fazën e 1/16 së finales së Champions League, janë mësuar edhe datat për përballjet.

Sport

13/12/2021 18:51

Çiftet si ato të Paris Saint Germain – Real Madrid, Man Utd – Atletico Madrid e Liverpool – Inter, kanë marrë vëmendje të madhe.

Tifozët e futbollit mezi presin të shohin këto përballje dhe tashmë janë publikuar edhe datat për këto ndeshje.

Në Paris, një ditë pas Shën Valentinit do të luhet ndeshja mes PSG dhe Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Të njëjtën ditë luhet edhe ndeshja Sporting CP – Manchester City.

Një ditë më vonë shtë radha për Bayern Munich që luan në udhëtim kundër Salzburg, kurse atë mbrëmje luhet edhe Inter Liverpool.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell orarin e plotë të ndeshjeve të vlefshme për 1/16 e finales.

15 shkurt: Sporting – Man City dhe PSG – Real Madrid
16 shkurt: Salzburg – Bayern Munich dhe Inter Liverpool
22 shkurt: Chelsea – Lille dhe Villarreal – Juventus
23 shkurt: Benfica – Ajax dhe Atletico Madrid – Man Utd

Ndeshjet e kthimit:

8 mars: Bayern Munich – Salzburg dhe Liverpool – Inter
9 mars: Man City – Sporting dhe Real Madrid – PSG
15 mars: Ajax – Benfica dhe Man Utd – Atletico Madrid
16 mars: Lille – Chelsea dhe Juventus – Villarreal /Lajmi.net/