Salah ose Mane nuk luajnë në Botëror: Egjipti luan përballë Senegalit

Mohamed Salah ose Sadio Mane do të jenë jashtë Kupës së Botës.

Sport

22/01/2022 17:10

Njëri nga dy yjet kryesorë të Liverpool, Mohamed Salah dhe Sadio Mane nuk do të mund të shkojnë në Katar.

Në raundin e tretë kualifikues për Kupën e Botës, Senegali dhe Egjipti janë vënë përballë njëra tjetrës, përcjell lajmi.net.

Cilado skuadër që fiton këtë ndeshje do të ketë një biletë për Katar 2022.

Dy shokët e skuadrës te Liverpool do të prijnë kombëtaret e tyre në këtë betejë, për të shkuar tutje. /Lajmi.net/