lajmi.net

Neymar kundër Messit

Neymar është i lumtur që është bashkëlojtar me Lionel Messin në Barcelonë, por synon të fitojë kundër tij në ndeshjen miqësore mes Brazilit dhe Argjentinës, të shtunën.

Sport

10/10/2014 15:05

Ylli i Barcelonës, Neymar, thotë se është i lumtur që është bashkëlojtar me Lionel Messin.

Por, ai synon të mposhtë argjentinasin me Brazilin, në ndeshjen miqësore të shtunën në Pekin.

“Paraqitjet me të janë nderë i madh, ai është më i miri në botë”, deklaroi Neymar para mediave në Kinë.

Sulmuesi brazilian ka porositur bashkëlojtarët e tij të Kombëtares që të kenë kujdes të veçantë nga Messi.

“Të luani kundër tij nuk është fort e kënaqshme. Ne duhet të shpresojmë që ai mos të kalojë një ditë të mirë ose mos të ketë mundësi të prekë topin. Seriozisht, ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse kur takoheni me dikë si Messi duhet të jeni gjithmonë të vëmendshëm, nuk duhet ta lejoni që të ketë hapësirë të mendoj ose dribloj. Pastaj ai nuk mund të bëjë diçka dhe ne mund të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Neymar.

Neymar kundër Messit

Neymar dhe Lionel Messi janë partnerë në sulmin e Barcelonës. Por, ylli brazilian dëshiron të mposht Argjentinën e Messit në finalen e Kampionatit botëror 2014.

Sport

23/05/2014 14:15

Ylli i Brazilit ëndërron të mposht Argjentinën e bashkëlojtarit të tij nga Barcelona, Lionel Messi, në finalen e Kampionatit botëror.

Skuadra e selektorit Luiz Felipe Scolari ka shkëlqyer në Kupën e Konfederatave të vitit të kaluar derisa mundi kampionin e botës në fuqi, Spanjën, me rezultat 3:0 në finale, dhe Neymar shpreson në një paraqitje të ngjashme në verë.

“Do të mundohem të luaj në maksimumin e aftësive të mija ndërsa Lionel do ta bëjë të njëjtën gjë. Dhe, pas ndeshjes, ne duhet të përqafohemi mes vete. Këto dy gjëra do të jenë atje, sigurt, pjesa tjetër mbetet e panjohur”, deklaroi Neymar për Times of India.

“Aktualisht, ne kishim biseda të tilla në zhveshtoren e Camp Nou dhe gjithmonë i kam thënë se nëse takohemi në finale, ne do të jemi fitues. Por, edhe ai thotë njësoj”, përfundoi ai. 

LM