Bayer Leverkusen i Granit Xhakës kampion i Gjermanisë

Bayer Leverkusen e ka fituar titullin në Bundesliga, pas fitores 5:0 ndaj Werder Bremenit. Skuadra e Xabi Alonsos që s’di për humbje këtë sezon, edhe matematikisht është kampioni i Gjermanisë duke e mbyllur ecurinë mahnitëse të Bayern Munichut, që e kishte fituar titullin për 10 vite radhazi. Leverkusen bëri një tjetër paraqitje solide duke e…

Sport

14/04/2024 21:38

Bayer Leverkusen e ka fituar titullin në Bundesliga, pas fitores 5:0 ndaj Werder Bremenit.

Skuadra e Xabi Alonsos që s’di për humbje këtë sezon, edhe matematikisht është kampioni i Gjermanisë duke e mbyllur ecurinë mahnitëse të Bayern Munichut, që e kishte fituar titullin për 10 vite radhazi.

Leverkusen bëri një tjetër paraqitje solide duke e dominuar Bremenin në të gjitha aspektet, për të shënuar fitore me rezultat të thellë 5:0.

Golat për vendasit i shënuan Victor Bonifac (25’),  Granit Xhaka (60’),  kurse ylli i skuadrës Florian Wirtz shënoi het-trik (68′, 83′, 90′) për 5-0.
Leverkusen ka 79 pikë, plot 16 mbi Bayern Munichun ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund.