Kurti takon kryediplomaten gjermane: Gjermania mbështet Kosovën në KiE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përmbyllur vizitën e tij në Berlin me një takim me shefen e diplomacisë gjermane Annalena Baerbock.  Marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe energjia ishin çështjet kryesore të diskutimit në këtë takim. Kurti njoftoi Baerbock me suksesin e…

Lajme

26/04/2024 19:13

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përmbyllur vizitën e tij në Berlin me një takim me shefen e diplomacisë gjermane Annalena Baerbock.  Marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe energjia ishin çështjet kryesore të diskutimit në këtë takim.

Kurti njoftoi Baerbock me suksesin e ankandit të parë diellor prej 100 MË, dhe përgatitjet për ankandin e radhës me energji të erës prej 150 MW.

Kreu i Qeverisë së vendit tonë falënderoi ministren Baerbock për ndihmën dhe rolin aktiv të Gjermanisë në zhvillimin dhe përparimin e Kosovës dhe partneritetin e afërt.

Ai shprehu mirënjohje edhe ndaj përkrahjes së Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes gjermane deri në anëtarësimin e plotë.

Ndryshe, ky ishte takimi i tretë në më pak se tri vjet ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Baerbock.