Ramos komenton shortin: Do të dëshiroja tjetër skuadër, kam shumë ndjenja për Real Madridin

Sergio Ramos ka komentuar shortin e Champions League.

Sport

13/12/2021 17:59

Skuadra e Sergio Ramos, Paris Saint Germain, është vënë përballë skuadrës së Real Madrid, për 1/16 e finales së Champions League.

Lidhur me këtë ndeshje ka komentuar Sergio Ramos, i cili deri sezonin e kaluar ishte kapiten i Realit.

“Do të dëshiroja të kishim tjetër skuadër. Unë kam shumë ndjenja për Real Madridin dhe kjo gjë nuk ndryshohet”, ka thënë Ramos ,transmeton lajmi.net.

“Megjithatë, do të bëj gjithçka që skuadra ime të kualifikohet”, ka shtuar spanjolli.

Ramos kaloi te PSG gjatë verës së kaluar. Me skuadrën e re ai ka vetëm një paraqitje. /Lajmi.net/