Barca synon marrëveshjen për shkëmbim me Dortmund – kërkon Meunier

Barcelona po kërkon për një lojtar që do të mbulonte krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sport

26/01/2022 15:06

Pas dështimit të Nelson Semedo, edhe Sergino Dest nuk po plotëson pritshmëritë e trajnerit, por as të tifozëve.

Barca tashmë ka filluar të shoh për alternativa dhe lojtari belg i Borussia Dortmund, Thomas Meunier është në listën e dëshirave.

Sipas Gerard Romero, Barca po fton Dortmundin për një marrëveshje shkëmbimi që do të shihte Dest të shkonte në ‘Signal Iduna Park’ dhe Meunier në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Bisedimet mes dy skuadrave do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të fundit për të parë nëse ka hapësira për marrëveshje.

Meunier është aktualisht 30 vjeçar, kurse Sergino Dest ka më shumë karrierë përpara, me vetëm 21 vite mbi supe. /Lajmi.net/