Zidane me transferim të papritur te Real Madrid

Real Madrid është duke e kërkuar një sulmues për sezonin e ri.

Sport

28/04/2019 16:08

Real Madrid nuk i mbështet më planet në Karim Benzeman për sezonin e ri, andaj po kërkon një 9-sh të ri.

Skuadra spanjolle po tenton ta transferojë sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi po kalon nëpër një formë të lartë në këtë sezon, gjersa është në radarin e skuadrave si, Barcelona, Juventus e Manchester City.

Real Madrid janë të gatshëm të ofrojnë deri në 65 milionë euro për shërbimet e Jovic ndërsa Frankfurt i do 80 milionë. /Lajmi.net/