Zyrtare: Barcelona konfirmon largimin e Inigo Martinez

FC Barcelona ka njoftuar zyrtarisht largimin e mbrojtësit Iñigo Martinez nga skuadra e parë. Në njoftimin e klubit thuhet se Martinez largohet pas dy sezoneve të kaluara me fanellën blaugrana, ndërsa klubi e ka falënderuar për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, transmeton lajmi.net “Faleminderit për gjithçka, Iñigo. Të urojmë suksese në…

Sport

09/08/2025 21:04

FC Barcelona ka njoftuar zyrtarisht largimin e mbrojtësit Iñigo Martinez nga skuadra e parë.

Në njoftimin e klubit thuhet se Martinez largohet pas dy sezoneve të kaluara me fanellën blaugrana, ndërsa klubi e ka falënderuar për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, transmeton lajmi.net

“Faleminderit për gjithçka, Iñigo. Të urojmë suksese në të ardhmen,” thuhet në fund të njoftimit të Barcelonës.

Martinez do t’i bashkohet ekipit nga Arabia Saudite, Al Nassr./lajmi.net/