Vajza që u gjobit me 100 euro po bërtiste me zë të lartë, policia tregon detajet e rastit

Një vajzë në Prishtinë u gjobit dje nga Policia e Kosovës sepse siç pretendon ajo qeshi me zë të lartë.

Lajme

19/07/2019 13:42

Gjoba që iu shqiptuar Aida Gashit nga pjesëtari i Policisë së Kosovës është 100 euro, shkruan lajmi.net.

Madje ajo thotë se polici i cili i shqiptoi gjobën ka pasur edhe sjellje jo të mirë ndaj saj, dhe përderisa ajo e kishte pyetur se “me çka po e mat zërin e të qeshurës”, ai i ishte përgjigjur, “me veshët e mij”.

Lexo edhe:

Qesh me zë të lartë, policia gjobit qytetaren me 100 euro

Mirëpo ndryshe thonë nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin, lajmi.net ka kërkuar informacione shtesë se si ka ardhur deri tek gjoba prej 100 eurosh për vajzën nga Prishtina.

Nga Policia thonë se kanë pranuar ankesa të shumta nga qytetarët për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Si e tillë, Policia ka marrë veprime policore ndaj lokaleve që janë shfaqur këto pakënaqësi.

“Policia e Kosovës pas pranimit të ankesave të qytetarëve për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’, konform autorizimeve policore ka ndërmarrë veprime policore ndaj zhurmës së lokaleve, për të cilat janë shfaqur pakënaqësi të shumta për shqetësim nga ndotja akustike”, thuhet në sqarimin e Policisë për lajmi.net.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se vetëm në dy javët e para të muajit korrik, Stacioni Policor Qendra ka pranuar gjithësej 65 thirrje/ankesa nga qytetarët e zonës Qendër të Prishtinës për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Gjatë ndërmarrjes së këtyre veprimeve, zyrtarët policorë kanë hasur në një grup personave, në të cilin ishte edhe vajza e cila u gjobit.

Mirëpo e njëjta, sipas policisë nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe ka bërtitur me zë të lartë.

“Me datën 18 korrik 2019 në rrugën “Rexhep Luci”, pas ankesave të qytetarëve zyrtarët policorë u janë përgjigjur thirrjeve dhe kanë identifikuar të gjitha lokalet dhe hapësirat të cilat bien ndesh me ligjin, pasi që të njëjtat nuk kanë zbatuar kufizimin kohor të paraparë me Ligjin 03/L-142”, kanë sqaruar nga Policia e Kosovës.

“Në datën e lartpërmendur, zyrtarët policorë kanë hasur në një grup të personave në mesin e të cilëve, një person i gjinisë femrore, përpos mospërfilljes së urdhërave të zyrtarëve policorë, ka bërtitur me zë të lartë dhe duke mos iu bindur urdhërave të zyrtarëve policorë. Si rredhojë e këtyre sjelljeve të cilat bien ndesh me ligjin 03/L-142 për ‘prishjen e rendit dhe qetësisë publike’, të njëjtës i është shqiptuar një kundërvajtje, duke u bazuar në Ligjin për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike, 03/L-142”, kanë thënë nga Policia.

E në bazë të Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike, kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë

Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.

E në  qoftë se kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro. /Lajmi.net/