Katër të arrestuar në Dragash nën dyshimin për dhunim dhe shfrytëzim seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Dragash, të dyshuar për përfshirje në një rast të dhunimit dhe materialeve që lidhen me shfrytëzimin dhe keqpërdorimin seksual. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar më 10 shtator 2026. Për rastin janë arrestuar dy burra dhe dy gra, të cilët dyshohet se kanë pasur përfshirje…

Lajme

26/09/2026 10:02

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Dragash, të dyshuar për përfshirje në një rast të dhunimit dhe materialeve që lidhen me shfrytëzimin dhe keqpërdorimin seksual.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar më 10 shtator 2026. Për rastin janë arrestuar dy burra dhe dy gra, të cilët dyshohet se kanë pasur përfshirje në veprën e raportuar, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar ekzaminimeve përkatëse.

Ndërkohë, pas intervistimit nga organet e rendit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente./lajmi.net/