A do ta thyej heshtjen sot për vendimin e Speciales? – Donika Gërvalla thërret konferencë për media në ora 14:00, nuk tregon arsyen!

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, do të mbajë sot konferencë për media në ndërtesën e ish-Rilindjes. Konferenca është paralajmëruar për orën 14:00, ndërsa në njoftimin zyrtar nuk janë bërë të ditura temat që do të trajtohen, transmeton lajmi.net. Konferenca vjen 10 ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e…

Lajme

26/09/2026 09:11

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, do të mbajë sot konferencë për media në ndërtesën e ish-Rilindjes.

Konferenca është paralajmëruar për orën 14:00, ndërsa në njoftimin zyrtar nuk janë bërë të ditura temat që do të trajtohen, transmeton lajmi.net.

Konferenca vjen 10 ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Deri më tani, Gërvalla nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me vetë aktgjykimin. Më 24 shtator, kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje, ajo nuk dha përgjigje dhe tha se “për të gjitha temat e tjera” do të kishte kohë për të folur.

Në një deklaratë të mëhershme, në mars të këtij viti, Gërvalla kishte thënë se nuk kishte pritje konkrete nga vendimi i Speciales dhe se gjykata duhej ta përfundonte procesin.

Tash mbetet të shihet nëse gjatë konferencës së sotme ministrja e Drejtësisë do të flasë edhe për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, çështje për të cilën deri tani nuk ka dhënë një qëndrim publik pas shpalljes së vendimit./lajmi.net/