​Psikiatri Burim Meta: Xhelozia duhet të trajtohet, shkakton probleme të mëdha në çift

Xhelozia mund të shkaktojë probleme të mëdha individuale, familjare dhe sociale, ndërsa në raste të caktuara kërkon edhe trajtim profesional. Kështu ka deklaruar psikiatri Burim Meta në emisionin “Shëndeti Sot” të KosovaPress, ku ka folur për ndikimin e xhelozisë në marrëdhëniet në çift. Sipas tij, personi që shfaq xhelozi mund të manifestojë pasiguri në vetvete,…

Fun

26/09/2026 10:10

Xhelozia mund të shkaktojë probleme të mëdha individuale, familjare dhe sociale, ndërsa në raste të caktuara kërkon edhe trajtim profesional.

Kështu ka deklaruar psikiatri Burim Meta në emisionin “Shëndeti Sot” të KosovaPress, ku ka folur për ndikimin e xhelozisë në marrëdhëniet në çift.

Sipas tij, personi që shfaq xhelozi mund të manifestojë pasiguri në vetvete, e cila më pas reflektohet në raport me partnerin.

I pyetur nëse xhelozia duhet të trajtohet, Meta është përgjigjur pozitivisht, duke theksuar se ajo mund të shkaktojë probleme serioze, veçanërisht në marrëdhëniet bashkëshortore.

“Domethënë, absolutisht po. Xhelozia është jashtëzakonisht, është çështje, koncept që shkakton shumë probleme. Shumë probleme individuale dhe gjithashtu edhe sociale, sidomos kur është e shprehur ndaj bashkëshortes. Janë probleme të mëdha familjare, sociale. Dhe po, është një pasiguri në vetvete, që këto vakumet që kanë mbetur të paplotësuara gjatë fazës së zhvillimit të tij, qysh në fëmijërinë e hershme, atë e bën të pasigurt dhe atë pasigurinë e tij e shfaq në xhelozi, sidomos ndaj atij të cilin e do më tepër. Dhe që do me pas pronë, pronë të veten, por është i pasigurt, andaj fillon të ketë probleme”, ka thënë Meta.