​Trump refuzon propozimin e Iranit për armëpushim, Teherani vendos kushte për hapjen e ngushticës së Hormuzit

Presidenti amarikan Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim shtatëditor dhe u ka thënë ndihmësve të tij se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit, thanë zyrtarët amerikanë, raporton Wall Street Journal. Propozimi iranian do të kishte çuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e…

Bota

26/09/2026 09:23

Presidenti amarikan Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim shtatëditor dhe u ka thënë ndihmësve të tij se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit, thanë zyrtarët amerikanë, raporton Wall Street Journal.

Propozimi iranian do të kishte çuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e negociatave bërthamore, në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane, transmeton Ansa.

Trump thotë hapur se Teherani po lutet për një marrëveshje pas zgjedhjeve të mesit të mandatit që çmonton programin e tij bërthamor.

Ndryshe, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se vendi i tij i ka propozuar SHBA-së një marrëveshje që do të shihte Ngushticën e Hormuzit të rihapej brenda një jave, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Araghchi u tha gazetarëve në OKB në Nju Jork se kjo mund të bëhet “nëse plotësohen kushtet e nevojshme” dhe tha se këto ishin të përfshira në memorandumin e mirëkuptimit (MOU) të nënshkruar në qershor.