UEFA ‘kërcënon’ klubet, dy vite mos pjesëmarrje në LK

Drejtuesit e UEFA-së janë duke 'kërcënuar' klubet evropiane që do t'i pezullojnë nga Liga e Kampionëves dhe Ligës e Evropës për dy vite katër klubet 'rebele' që ende nuk janë larguar nga projekti i Superligës Evropiane.

Sport

06/05/2021 16:05

Gjashtë klubet angleze njoftuan me largimin nga Superliga Evropiane, pas tyre Inter dhe Atletico, kësisoj Florentino Perez që ishte president bëri të ditur se projekti është shtyrë për një kohë, transmeton lajmi.net.

Por, Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe AC Milan janë ende formalisht pjesë e projektit.

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin dëshiron që ky projekt të mbyllet dhe ka bërë të ditur dënimin për klubet që do vazhdojnë të qëndrojnë në Superligën Evropiane.

UEFA konsideron t’i dënojë klubet e mbetura me dy vite mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës.

Ky vendim ende nuk ka hyrë në fuqi, por klubet thuhet se kanë marrë ‘kërcënimin’ nga UEFA dhe gjatë verës do shihet vendimi përfundimtar i klubeve./Lajmi.net/