Komuna e Prishtinës del me sqarim për qytetarët lidhur me orarin e punës së barnatoreve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se orari i punës për barnatoret në kryeqytet, mbështetur në rregulloren bazike e cila është në fuqi, fillon në orën 07:00 dhe mbaron në orën 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare). Sipas njoftimit të komunës, kujdestaria e barnatoreve fillon në orën 22:00 deri në orën 07:00, sipas orarit që do…

Lajme

26/04/2024 11:21

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se orari i punës për barnatoret në kryeqytet, mbështetur në rregulloren bazike e cila është në fuqi, fillon në orën 07:00 dhe mbaron në orën 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare).

Sipas njoftimit të komunës, kujdestaria e barnatoreve fillon në orën 22:00 deri në orën 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga drejtoria e Shëndetësisë.

“Sqarim për qytetarët: Orari i Punës së Barnatoreve
Të dashur qytetarë,
Funksionimi i barnatoreve, respektivisht orari i punës së tyre mbështetur në Rregulloren bazike në fuqi, fillon në ora 07:00 dhe mbaron në ora 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare).
Ndërsa, kujdestaria e barnatoreve fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë.
Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim të aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse.
Drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar që të trajtoj secilën kërkesë të arsyeshme dhe të kontribuojë që jeta e qytetarëve, mbi të gjitha shëndeti i tyre të jetë parësor në secilin rast.”