Hoti: Banka Botërore demantoi propagandën e Kurtin për zhvillimin ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën propagandë kur po flet për zhvillim ekonomik, sepse sipas tij, Raporti i Bankës Botërore ia ka demantuar këtë. “Zhvillimi ekonomik në Kosovë – Raporti i Bankës Botërore demanton propagandën Ja disa raste nga raporti që demantojnë propagandën e pushtetit:…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën propagandë kur po flet për zhvillim ekonomik, sepse sipas tij, Raporti i Bankës Botërore ia ka demantuar këtë.
Megjithatë, kujtojmë se Banka Botërore ka parashikuar në një raport të enjten rritje ekonomike prej 3.2 për qind këtë vit dhe prej 3.5 për qind në vitin 2025 në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.”- ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Rritja në vitin 2023 ra në 2.6 për qind nga 3.4 për qind sa ishte më 2022, kryesisht si pasojë e konsumit dhe tregtisë, duke pasqyruar ekonominë e dobët në Bashkim Evropian, i cili është partner i rëndësishëm i tregtisë për Ballkanin Perëndimor.
Në raportin e saj vjetor për Kosovën, Shqipërinë, Bonjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, Banka Botërore e ngriti parashikimin e rritjes për vitin 2024 për 0.2 për qind krahasuar me raportet paraprake, duke u bazuar në optimizmin se rajoni i ka tejkaluar krizat prej pandemisë së COVID-19.