UEFA cakton gjyqtarin e ndeshjes Shqipëri – Rumani
UEFA ka caktuar gjyqtarin e ndeshjes së madhe Shqipëri – Rumani.
Sport
Shqipëri – Rumani do të gjykohet nga gjyqtari çek, Pavel Kralovec.
Ballafaqimi i xhiros së fundit në Grupin A do të jetë i rëndësishëm për shpresat e të dyja skuadrave për kualifikim të mëtutjeshëm nga pozita e tretë.
Kralovec ndihmohet nga Roman Slysko i Sllovakisë dhe Thomas Mokrusch i Çekisë, përcjell “Lajmi.net”.
Sipas statistikave, ky gjyqtar njihet dorëlirë për dhënien e kartonëve, kurse mbahet mend për një skandal të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen Roma – Real Madrid 0:2, ku ju refuzoi dy penallti italianëve.
