Java nis me diell, të hënën temperaturat deri në 21 gradë
Gjatë ditës së nesërme në vend pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius, duke sjellë një ditë tipike pranverore. Do të fryjë erë nga drejtimi…
Lajme
Gjatë ditës së nesërme në vend pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius, duke sjellë një ditë tipike pranverore.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.