Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill 2026, ka kryer hetime në lidhje me disa raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur në Ferizaj dhe fshatrat përrreth si Sojevë, Babush, Dardani, Fshati Vjetër,Komogllavë. Sipas Policisë, vjedhjet janë kryer kryesisht në objekte afariste (dyqane dhe fabrika), ku janë përvetësuar para dhe sende me vlerë.…

Lajme

26/04/2026 22:29

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill 2026, ka kryer hetime në lidhje me disa raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur në Ferizaj dhe fshatrat përrreth si Sojevë, Babush, Dardani, Fshati Vjetër,Komogllavë.

Sipas Policisë, vjedhjet janë kryer kryesisht në objekte afariste (dyqane dhe fabrika), ku janë përvetësuar para dhe sende me vlerë.

“Gjatë veprimeve hetimore, përfshirë analizimin e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e informacioneve në terren, i dyshuar ishte S. T. (35 vjeç ) , i cili është identifikuar përmes karakteristikave fizike, pavarësisht përpjekjeve për t’u maskuar”, ka njoftuar Policia.

Më 25.04.2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është realizuar kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur prova materiale, përfshirë veshje dhe mjete të përdorura në kryerjen e veprave.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit, duke shfrytëzuar të drejtën për të heshtur.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: