SUPER ASLLANI: Shënon gol të bukur kundër Hamburgut, e kalon në epërsi ekipin e tij (VIDEO)
Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin gjerman, duke gjetur rrugën e golit edhe në ndeshjen e radhës në Bundesliga. Ai ka realizuar në minutën e 19-të të takimit, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh ndaj Hamburgut dhe duke ndryshuar rezultatin në 0:1, transmeton lajmi.net. Me këtë gol, Asllani…
Sport
Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin gjerman, duke gjetur rrugën e golit edhe në ndeshjen e radhës në Bundesliga.
Ai ka realizuar në minutën e 19-të të takimit, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh ndaj Hamburgut dhe duke ndryshuar rezultatin në 0:1, transmeton lajmi.net.
Me këtë gol, Asllani konfirmon momentin e mirë që po kalon në elitën e futbollit gjerman, ku po arrin të lërë gjurmë me paraqitjet e tij./lajmi.net/