Lushaku-Nagavcit: A deshët emra? Emrin e keni, kallxoni a i keni 66 vota
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, i ka reaguar shefes së GP të VV-së Arbërie Nagavci, lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe diskutimet për votat në Kuvend sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri. Përmes një deklarate publike, Lushaku-Sadriu ka theksuar se tashmë emri është bërë i…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, i ka reaguar shefes së GP të VV-së Arbërie Nagavci, lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe diskutimet për votat në Kuvend sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri.
Përmes një deklarate publike, Lushaku-Sadriu ka theksuar se tashmë emri është bërë i ditur, duke kërkuar nga shumica parlamentare të sqarojë nëse i ka votat e nevojshme.
“A deshët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota!”, ka shkruar shkurt Lushaku.
Ky reagim vjen në një kohë kur në skenën politike në vend po zhvillohen diskutime intensive rreth sigurimit të shumicës parlamentare për zgejdhjen e presidentit të ri.
Pak qaste më parë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, thekson se kjo parti ka bërë një hap tjetër përpara në përpjekje për tejkalimin e ngërçit në zgjedhjen e presidentit.
Nagavci tha se ‘s’kanë pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret nga opozita për president”.
Sipas saj, LVV ka hequr dorë nga kjo pozitë dhe u ka bërë thirrje dy partive më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK, që të propozojnë tre kandidatë unifikues jashtë skenës politike, me integritet dhe kontribut të dëshmuar.
Ndërkohë, dje, Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të propozojnë tre kandidatë të përbashkët – konsensual, për president.
Megjithatë, PDK-ja tashmë e ka refuzuar këtë propozim.
Ndërsa, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti garanci për sigurimin e 66 votave nga partia e tij në rast se LDK-ja propozon Vjosa Osmanin për presidente.
Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill të zgjedh presidentin e ri të vendit. Vjosa Osmani ka përfunduar mandatin pesë-vjeçar më 4 prill.