Tottenham kompleton përmbysjen ndaj Olympiakos, Bayern demolon Zvezdan

Tottenham e ka kompletuar përmbysjen ndaj Olympiakos me rezultat 4-2.

Sport

26/11/2019 22:51

Ekipi grek është duke fituar me rezultat 1-2, me golat e El Arabi (6’) dhe Semedo (19’), ndërsa në fundin e pjesës së parë shënoi Dele Alli.

Dy golat e Harry Kane (50′ 77′) dhe një i Aurirer (73′) në gjysmën e dytë kompletuan fitoren e dytë radhazi të Mourinhos në krye të Spurs.

Në grupin B, Tottenham siguron plasmanin në raundin tjetër me 10 pikë, 5 më pak se Bayerni që fitoi me rezultat 0-6 si mysafir i Crvena Zvezdës për ta ruajtur rekordin pa asnjë humbje. /Lajmi.net/