Tetë lojtarët që mund të transferohen te Liverpool për të mbuluar hapësirat e Van Dijk

Virgil van Dijk me shumë gjasë ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

18/10/2020 10:16

Për fat të keq, Premierliga nuk zgjati shumë këtë edicion për Virgil van Dijk, i cili dje pësoi një lëndim të rëndë.

Një ndëryhrje e Jordan Pickford në Van Dijk ka bërë që holandezi të lë fushën herët në derbi, por ai duket se nuk mund të kthehet më këtë sezon.

Kështu, tetë lojtarë tashmë janë në listën që mund të kalojnë te Liverpool, për të mbuluar hapësirat e lëna nga VVD.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell tetë emrat për të cilët Liverpool mund të bëjë lëvizje.

Dayot Upamecano | RB Leipzig

Kalidou Koulibaly | Napoli

Conor Coady | Wolves

Milan Skriniar | Inter Milan

Pau Torres | Villarreal

Caglar Soyuncu | Leicester City

Ozan Kabak | Schalke

Jules Koundé | Sevilla /Lajmi.net/