Shqipëria barazon në Islandë – e nis me një pikë rrugëtimin në Ligën B të Kombeve
Shqipëria e ka nisur me barazim edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

Sport
Kombëtarja shqiptare ka luajtur baras 1:1 në udhëtimin e saj në Islandë, shkruan lajmi.net.
‘Kuqezinjtë’ kaluan të parët në epërsi, kur me Taulant Seferin gjetën golin në minutën e 30’.
Në pjesën e dytë, një reagim shumë i dobët i mbrojtjes i dha mundësi nikoqirëve që të barazonin gjithçka.
Thorsteinsson shfrytëzoi mundësinë e tij dhe në minutën e 49’ shënoi për 1:1.
Me këtë barazim Shqipëria numëron një pikë në një ndeshje, aq sa ka edhe Izraeli, kurse Islanda me dy ndeshja ka dy pikë. /Lajmi.net/