‘Shpërbëhet’ mbrojtja e Liverpool – edhe Matip në dyshim për ndeshjen kundër Ajax
Liverpool do të ketë telashe të mëdha në mbrojtje këtë sezon.
Sport
Virgil van Dijk ishte goditja e madhe për ‘Reds’. Holandezi pësoi një lëndim të rëndë kundër Everton dhe pritet të mungojë deri në 8 muaj.
Para ndeshjes kundër Ajax, problemet shtohen për Jurgen Klopp kur bëhet e ditur se Joel Matip është në dyshim nëse mund t’i ndihmojë skuadrës.
‘Goal’ shkruan se qendërmbrojtësi ka ndjerë probleme në stërvitje dhe mund të mos paraqitet, transmeton lajmi.net.
Nëse edhe Matip mungon, atëherë me shumë gjasë Klopp do të improvizojë me Fabinhon në qendër të mbrojtjes. /Lajmi.net/