Real Madridi ka finalizuar tashmë nënshkrimin e parë për vitin 2026

Real Madridi ka vendosur që në verën e vitit 2026 të tentojë transferimin e Ibrahima Konates. Klubi synon të forcojë mbrojtjen për të ardhmen dhe e sheh qendërmbrojtësin francez si lojtarin ideal për projektin e ri që pritet të udhëhiqet nga Xabi Alonso. Trajneri i ardhshëm i Realit e pëlqen shumë stilin e lojës së…

Sport

05/08/2025 10:24

Real Madridi ka vendosur që në verën e vitit 2026 të tentojë transferimin e Ibrahima Konates. Klubi synon të forcojë mbrojtjen për të ardhmen dhe e sheh qendërmbrojtësin francez si lojtarin ideal për projektin e ri që pritet të udhëhiqet nga Xabi Alonso. Trajneri i ardhshëm i Realit e pëlqen shumë stilin e lojës së Konatés dhe e konsideron si lider të mbrojtjes për vitet e ardhshme.

Në fillim është marrë në konsideratë edhe William Saliba i Arsenalit, por klubi londinez nuk ka ndërmend ta shesë. Për këtë arsye, drejtuesit e Real Madridit kanë përqendruar vëmendjen te Konate, i cili ka treguar nivel të lartë në Premier League dhe ka përvojë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

Sipas Defensa Central, madrilenët po përgatisin një plan për ta bindur Konaten që të mos rinovojë kontratën me Liverpoolin, e cila përfundon në verën e vitit 2026.

Nga ana tjetër, Liverpooli po përpiqet ta mbajë, duke përgatitur një ofertë rinovimi. Megjithatë, vetë lojtari nuk e përjashton mundësinë e largimit, sidomos nëse merr një ofertë joshëse nga Real Madridi, klub që çdo lojtar do të donte të luante.

Konate është një lojtar me fizik të fortë, shumë i zgjuar në aspektin taktik dhe me cilësi udhëheqëse në fushë. Këto janë pikërisht tiparet që kërkon Xabi Alonso në mbrojtjen e tij të re. Ai do të ishte një zëvendësim i shkëlqyer për lojtarë si Davi Alaba dhe Antonio Rudiger, të cilët po i afrohen fundit të karrierës së tyre.

Për Real Madridin, kjo është një mundësi e rrallë për të siguruar një mbrojtës të klasit botëror pa shpenzuar për kartonin e tij. Klubi do të bëjë gjithçka për ta bindur Konaten që të zgjedhë Real Madridin si hapin e radhës në karrierën e tij.