Presidenti i ligës italiane rezulton pozitiv me COVID-19
Lega Serie A ka njoftuar se presidenti Paolo Dal Pino ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Sport
Deklarata zbulon se presidenti Dal Pino është asimptomatik dhe është i izoluar në shtëpi.
“Lega Serie A njofton se presidenti Paolo Dal Pino doli pozitiv për COVID-19 pas testit të kryer dje”, shkruhej në deklaratë.
“Asimptomatik dhe i izoluar në shtëpi, ai do të ndjekë procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor”. /Lajmi.net/