Përfundon pjesa e parë: Italia në avantazh të dyfishtë ndaj Hungarisë
Italia është duke kryesuar 2-0 në ndeshjen ndaj Hungarisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport
Fillimisht shënoi Nicolo Barella, e më vonë epërsinë e thelloi Llorenzo Pelegrini në minutat e fundit të pjesës së parë.
Nëse ky rezultat nuk ndryshon, Italia do t’i marrë tri pikë të rëndësishme në luftën për marrjen e kreut të grupit, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, Gjermania dhe Anglia janë duke barazuar 0:0. /Lajmi.net/