Pas çështjes disiplinore, Ter Stegen sërish kapiten i parë i Barçës

Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, do të vijojë të jetë kapiteni i parë i Barcelonës, pas një ndalese të shkurtër lidhur me një çështje disiplinore. Të enjten, klubi katalunas njoftoi se kishte nisur procedurë disiplinore ndaj Ter Stegenit, pasi portieri i përfaqësueses së Gjermanisë kishte refuzuar të nënshkruante dokumentin mjekësor që Barça duhej t’ia dorëzonte…

Sport

09/08/2025 09:03

Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, do të vijojë të jetë kapiteni i parë i Barcelonës, pas një ndalese të shkurtër lidhur me një çështje disiplinore.

Të enjten, klubi katalunas njoftoi se kishte nisur procedurë disiplinore ndaj Ter Stegenit, pasi portieri i përfaqësueses së Gjermanisë kishte refuzuar të nënshkruante dokumentin mjekësor që Barça duhej t’ia dorëzonte La Ligës në lidhje me operacionin që kishte kryer.

Si pasojë, Ter Stegeni iu hoq shiriti i kapitenit.

Megjithatë, të premten klubi njoftoi se situata është zgjidhur.

“Klubi njofton se Marc-Andre ter Stegen ka nënshkruar autorizimin e nevojshëm që klubi t’i dërgojë La Ligës raportin mjekësor në lidhje me operacionin e tij. Çështja disiplinore është mbyllur dhe lojtari është përsëri kapiten i ekipit të parë me efekt të menjëhershëm”, thuhet në komunikatën zyrtare të Barcelonës.