Liverpool në telashe, Van Dijk lë fushën i lënduar
Virgil Van Dijk ka lëshuar fushën e ‘Goodison Park’ i lënduar, derisa po zhvillohet derbi mes Everton dhe Liverpool.
Sport
‘The Reds’ patën një start të mirë, kur kaluan në epërsi me anë të sulmuesit Sadio Mane, shkruan lajmi.net.
Por, në minutën e 11’, Jurgen Klopp u detyrua të bëjë një zëvendësim të detyrueshëm, me Virgil Van Dijk të lënduar.
Një ndërhyrje e ashpër e portierit Jordan Pickford, solli lëndimin e mbrojtësit holandez.
Për fatin e Pickford, gjyqtari anësor në ato qaste kishte sinjalizuar për pozitë jashtë loje për Van Dijk, pasi në të kundërtën, Everton dhe portieri i tyre do të ishin në telashe të mëdha.
Kur po luhet minuta e 20’ e ndeshjes, rezultati i derbit Everton – Liverpool është 1:1./Lajmi.net/
