Liverpool bën detyrat e shtëpisë, mposht Sheffield Unitedin me përmbysje

Liverpool kanë marrë tri pikë të reja në Premierligë.

Sport

24/10/2020 22:52

Kampionët në fuqi nga Premierliga kanë arritur të regjistrojnë një tjetër fitore, kësaj radhe nga ndeshja kundër Sheffield UTD, shkruan lajmi.net.

‘Reds’ kanë fituar me rezultatin 2:1, për të kaluar një tjetër pengesë me sukses.

Goli i parë erdhi në minutën e 13’, kur Berge shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Roberto Firmino shënoi golin e barazimit për Liverpool, katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Golin e përmbysjes e shënoi portugezi i Liverpool, Diogo Jota, i cili njëkohësisht i siguroi tri pikët ‘Reds’.

Liverpool kështu numëron 13 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Sheffield mbetet në kuotën e një pike. /Lajmi.net/