LeBron James e dëshiron Carmelo Anthonyn tek Lakers
LeBron James duket se është duke shikuar që ta përforcojë skuadrone Los Angeles Lakers.
Sport
Raportimet e fundit thonë se emri që po përmendet në kampin e LA është ai i Carmelo Anthonyt, transmeton lajmi.net.
Situata nuk është aspak e lehtë pasi që Melo nuk është agjent i lirë dhe ka kontratë të vlefshme me skuadrën e Houston Rockets.
Lojtari në fjalë nuk është shumë i kënaqur me situatën në skuadrën e tij, dhe me gjasë do ta mirëpriste një bashkim me “Mbretin”.
Problemi më i madh i Anthony nuk qëndron tek aftësitë e tij për lojë, por problemi me faktin që ai nuk është startues dhe lojtar i rëndësishëm me Rockets.
Përveç Carmelo Anthonyt, emri tjetër që po përmendet për të kaluar në Lakers është ai i Anthony Davis.
Mbetet të shihet nëse Lakers do të bëjnë ndonjërën prej lëvizjeve që do t’i sillte ndihmë LeBron James. /Lajmi.net/