Jahjaga ia solli Kosovës, Osmani s’e përmend askund në postim: Qytetarët “gozhdojnë” presidenten

Qytetarit të varfër kosovar nga dita e sotme iu shtua edhe një pajisje e teknologjisë së fundit në aspektin shëndetësor. Krejt kjo ka ardhë si rezultat i përpjekjeve të dikurshme të ish-presidentes Atifete Jahjaga vite më parë, por që sot u përurua, shkruan lajmi.net. Bëhet fjalë për një scaner që përdoret në shëndetësi e i…

Lajme

26/04/2024 23:19

Qytetarit të varfër kosovar nga dita e sotme iu shtua edhe një pajisje e teknologjisë së fundit në aspektin shëndetësor.

Krejt kjo ka ardhë si rezultat i përpjekjeve të dikurshme të ish-presidentes Atifete Jahjaga vite më parë, por që sot u përurua, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për një scaner që përdoret në shëndetësi e i cili është njëherit edhe donacion prej lidershipit politik të shtetit arab, Arabisë Saudite, respektivisht princeshës Lamia bint Majed Al Saud.

Sot në ceremoni u pa se mungoi ajo që e filloi dhe e fitoi këtë donacion, pra ish-presidentja Atifete Jahjaga.

E pranishme në këtë ceremoni ishte presidentja aktuale Vjosa Osmani.

Më vonë ajo në postim shkroi për këtë, por askund nuk e përmendi në tekst mundin e dikurshëm të Jahjagës.

Pas kësaj, nuk kanë munguar edhe komentet nga më të ndryshmet ndaj Osmanit.

Postimi i Osmanit:

SPECT/CT/PET, pajisja mjekësore më e fundit tashmë është pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, falë mbështetjes së Alëaleed Philanthropies Global nga Arabia Saudite.

Qytetarët tanë tanimë do të mund të marrin kujdesin që u nevojitet pikërisht këtu në shtëpi, të rrethuar nga familja dhe të afërmit e tyre.

Thellësisht mirënjohës Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Alëaleed bin Talal Al Saud dhe Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Lamia bint Majed Al Saud, udhëheqja vizionare e së cilëve ka transformuar jetë të panumërta në mbarë botën, përfshirë tani edhe në Kosovë./Lajmi.net