Reagon ashpër Sara Gjordeni ndaj gazetareve: Të shëmtuara, dy monstra

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Sara Gjordeni ka reaguar ndaj dy gazetarëve të ‘Ora News’ të cilat kanë komentuar reagimin e saj ndaj një komentuesi. Gazetarja e ka dënuar komentin e Sarës ndaj një komentuesi i cili pat thënë “Pse mundoheni të bëni si çifti Luiz-Kiara nuk ju shkon fare”, shkruan lajmi.net. Ndërsa…

ShowBiz

26/04/2024 22:16

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Sara Gjordeni ka reaguar ndaj dy gazetarëve të ‘Ora News’ të cilat kanë komentuar reagimin e saj ndaj një komentuesi.

Gazetarja e ka dënuar komentin e Sarës ndaj një komentuesi i cili pat thënë “Pse mundoheni të bëni si çifti Luiz-Kiara nuk ju shkon fare”, shkruan lajmi.net.

Ndërsa Sara ia kishte kthyer ““Hundën dhe buzët. Unë 3 isha dhe Kiara 13. Ec qarkullo”.

Por pas gjithë kësaj Sara në emision i kishte kërkuar falje Kiarës për deklaratat e saj.

Kështu gazetarja e ka konsideruar numërimin e të dashurve jo etik nga ana e Sarës.

Gjithashtu gazetarja e ka përqeshur duke thënë “Kur patë kohë më mbet shtatzënë, kjo ishte dilema me e madhe, unë thash mos po bëjnë shaka si Bora dhe Donaldi”.

Pas kësaj ka qenë i menjëhershëm reagimi i saj duke i quajtur gazetaret monstra dhe bullizuese.

“Ja sesi duken dy bullizuese në ekran! Dy monstra! Ja në çfarë nivelesh provokohem pastaj kur reagoj bëhet skandal. Ja deri në çfarë pikash prekem dhe më pas prisni të jem e qetë. Ku ishit ju moj gra engjëllore që sot vetëm për një koment dilni mbroni dikë kur u fshihnit atëherë kur unë kisha nevojë për mbrojtje? Atëherë kur u sakatoja padrejtësisht nga mediat? Kur u godisja padrejtësisht në moral? Kur mu vunë në kurriz emra meshkujsh si ish të dashurit e mi, ndërkohë si njihja fare? Të ndyra! Të shëmtuara! S’kam fjalë!”, shkruan Sara në Instagram./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV ORA NEWS (@rtvoranews)