Granit Rugova jep dorëheqje nga pozitat si drejtor i përfaqësueses së Kosovës dhe i Ligës Unike, kjo është arsyeja

Ish basketbollisti, Granit Rugova ka konfirmuar largimin nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Sport

02/02/2022 14:41

Rugova ka dhënë dorëheqje nga detyra si drejtor i përfaqësueses së Kosovës dhe nga pozita e drejtorit ekzekutiv i Ligës Unike, në mënyrë që të drejtojë Drejtorinë e sportit në Komunën e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Pas një përvoje të jashtëzakonshme në Federatën e Basketbollit të Kosovës, erdhi koha e ndryshimit.

Falënderoj të gjithë për besimin ndaj meje dhe në veçanti Kryetarin Arben Fetahu, Sekretaren e Përgjithshme Elvira Dushku, Bordin e FBK-së dhe të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët për këtë periudhë 3-vjeçare e gjysmë.

Puna si Drejtor i Përfaqësuesve të Kosovës ishte shumë sfiduese, por u përpoqa dhe dhashë maksimumin. Ishte nder dhe krenari për mua, ashtu siç e kam veshur fanellën e Prishtinës dhe Kosovës ndër vite.

1.D. i Drejtorit Ekzekutiv të Ligës UNIKE për mua ishte përgjegjësi, por edhe krenari, të punoja për një ligë që bashkon Kosovën dhe Shqipërinë.

Njëra sfidë ka mbaruar, tjetra po fillon…

Dua të ju njoftoj se, z. Uran Ismaili dhe Partia Demokratike e Kosovës më ka besuar të udhëheqi Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës.

Me kënaqësi e kam pranuar këtë detyrë dhe pa dyshim se do të kontribuoj në promovimin dhe avancimin e sportit në qytetin tim të zemrës.

I juaji, Granit Rugova”, shkroi ai./Lajmi.net/