Deputeti i PDK’së: Më shumë po kontribuon ish-presidentja Jahjaga në shëndetësi se krejt Qeveria Kurti

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka folur pa inaugurimit të pajisjes mjekësore në QKUK dhe një gjë të tillë ish presidentja Jahjaga e ka arritur përmes bashkëpunimit që fondacioni i saj “Jahjaga Foundation” ka bërë me Fondacionin Filantropik nga Arabia Saudite “Alëaleed”. “Më shumë po kontribuon ish – presidentja Atifete Jahjaga për sektorin e shëndetësisë…

Lajme

26/04/2024 23:29

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka folur pa inaugurimit të pajisjes mjekësore në QKUK dhe një gjë të tillë ish presidentja Jahjaga e ka arritur përmes bashkëpunimit që fondacioni i saj “Jahjaga Foundation” ka bërë me Fondacionin Filantropik nga Arabia Saudite “Alëaleed”.

“Më shumë po kontribuon ish – presidentja Atifete Jahjaga për sektorin e shëndetësisë se krejt Qeveria Kurti. Lajm i mirë instalimi i aparturës se PET-CT-së në QKUK, falë donacionit që e sigurojë ajo. Funksionalizimi i këtij shërbimi ndihmon jashtëzakonisht shumë pacientët.”

Deputeti më tej komentoi edhe atë që komentatorë politik dhe politikanë e panë si sjellje jo e dinjtetshme e presidentes Vjosa Osmani që nuk e përmendi kontributinn e ish presidentes Jahjaga.

“Për këtë ndihmë Jahjaga meritoi trajtim më dinjitoz, jo ashtu siç ja dorëzuan mirënjohjen teksa hynte në makinë. Këta qeveritarë janë mosmirënjohës, xheloz, të paaftë e të korruptuar”.