Lajm i dyshimtë nga vdekja e Astorit

Do të duhet edhe një muaj për të dorëzuar ekspertizën mjekësore të vdekjes së Davide Astorit.

Sport

09/05/2018 16:20

Mjekët ligjorë, Karlo Moreski dhe Gaetano Thiene, të cilët ishin ngarkuar për të kryer autopsinë e trupit të kapitenit të Fiorentinës, i kanë kërkuar prokurorisë edhe një shtyrje prej 30 ditësh për të zhvilluar teste të tjera.

Astori u nda nga jeta në mënyrë të papritur në dhomën e tij të hotelit më 4 mars në Udine.

31-vjeçari ndodhej në grumbullimin e skuadrës në vigjilje të ndeshjes së kampionatit kundër friulanëve.

Përgjigjja e parë e autopsisë, e bërë vetëm dy ditë pas ngjarjes, kishte identifikuar si shkakun e vdekjes një “arrest kardiak pa prova mikroskopike, ndoshta për shkak të bradiaritmisë”.

Me pak fjalë, zemra e Astorit ndali së punuari për shkaqe ende misterioze.

davide astori